“Zyrtarët e këtyre partive të përfshirë në v’rasje” – Kush është në panik nga zbulimi i v’rasjeve politike?

LAJME

“Zyrtarët e këtyre partive të përfshirë në v’rasje” – Kush është në panik nga zbulimi i v’rasjeve politike?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, në fjalimin e saj në seancën ku do të votohej Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka a’kuzuar ish kreun e PDK-së dhe të SHIK-ut, Kadri Veseli se qëndron prapa v;rasjeve politike në Kosovë.

“Ju vuajtjet tona na i keni marrë si ligësi, por tani do të ju tregoj se nuk jemi të dobët. E kam tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e PDK-së, pasi që tash e di saktë se është një akta’kuzë për ish-kryetarin e partisë tuaj, të dyshuar për v’rasje të pas l’uftës. Ju keni menduar se ne nuk kemi guxim të përballemi me të vërtetën. Ne nuk frikësohemi të përmendim viktimat që janë v’rarë nga një grup k’riminelësh që janë thirrur në emër të l’uftës”, tha deputetja Geci e cila nuk u lejua ta përfundonte fjalimin e saj nga nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

E ky fjalim i Gecit është bërë temë debati në Kosovë që nga dita e djeshme, ku madje pati individë që kërkuan që në Kuvendin e Kosovës mos të flitet për v’rasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Por, analisti politik Nexhat Haziri, thotë se deputetët e LDK-së duhet ta ngritin çdo herë zërin për këto v’rasje.

“Natyrisht se kjo gjë iu takon deputetëve të LDK-se për të ngritur çdo herë këtë çështje dhe për të kërkuar zbardhjen e v’rasjeve të bashkpartiakëve të tyre, pa marr parasysh panikun që mund të shkaktoj te subjektet e tjera si në PDK, AAK, LVV, ku dyshohet se zyrtar të lartë nga këto subjekte pulitke janë të përfshirë në v’rasje politike si gjatë dhe pas periudhës së l’uftës”, thotë Haziri për “Bota sot”.

”Mirëpo kjo çështje nuk duhet të përdorët për marketing politik e popullizëm as nga deputetët e LDK-së, siç ishte rasti nga seanca e djeshme e Kuvendit te Kosovës, ku një deputete e LDK-së, pa asnjë nevojë, u morë me këtë çështje në një kohë kur çështja e cila debatohej nuk kishte të bënte fare me v’rasjet politike”, shton më tej analisti Nexhat Haziri.

Ai shprehet se të dyshuarit për këto v’rasje, janë në panik nga Gjykata Speciale.

“Kuptohet fillimi i procesit të drejtësisë në Gjykatë Speciale në të cilën objekt hetimi dhe gjykimi do të jene edhe v’rasjet politike dhe kjo krijon panik te të dyshuarit, por edhe shpresë se këto v’rasje do të marrin epilog”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.