Zbulohet pjesa e librit ku shkruan se Enver Hoxhaj ka thënë se do të kërkon azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja (DOKUMENT)

LAJME


Zbulohet pjesa e librit ku shkruan se Enver Hoxhaj ka thënë se do të kërkon azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja (DOKUMENT)
“Në njërin prej takimeve e mbaj mend si sot, kur ne po debatonim për të grumbulluar sa më shumë fonde për UÇK-në dhe po besonim se po vjen koha për të luftuar për ata që nuk kishin besuar në zgjidhje paqësore, Enver Hoxha, sot politikan i njohur i PDK-së, u ngrit dhe tha ashtu, siç kurrë se kemi dëgjuar asnjë njeri, që atëherë:

“Nëse fiton UÇK-ja unë kam me ik azil në Serbi”! Ishte deklarata më tronditëse nga të gjitha akuzat që kishim dëgjuar. Por, pak kohë pas luftës ngadalë, ai u bë njëri nga njerëzit më me ndikim, jo vetëm në PDK, por edhe në qeveritë e ndryshme të Kosovës, madje edhe sot vazhdon të jetë njëri nga njerëzit më të besuar të Hashim Thacit”, thuhet në librin e Haki Dervishit.
Ky libër mban titullin “UNË LEQINASI”, i cili fletë për një tregim për diasporën dhe luftën.