Zbulohet historia/ Ja si u ndërtua Teqeja e Kulmakut në malin e shenjtë shqiptar: Baba Aliu ka bërë mirë për shqiptarët shumë aty

LAJME

Zbulohet historia/ Ja si u ndërtua Teqeja e Kulmakut në malin e shenjtë shqiptar: Baba Aliu ka bërë mirë për shqiptarët shumë aty

Zbulohet historia/ Ja si u ndërtua Teqeja e Kulmakut në malin e shenjtë shqiptar: Baba Aliu ka bërë mirë për shqiptarët shumë aty

Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Ishte një dervishije me dy dhoma me mur guri poshtë Çukës së Tomorit ose Qafa e rrugës për Abaz Ali.

Në pranverën e vitit 1914, anda rtët grekë bënë repre zalje në drejtim të objekteve të kultit bektashianë, duke d jeg ur e shkatër ruar dhjetëra teqe në Jug.

Këtyre repre zaljeve nuk u shpëtoi dot as dervishija, poshtë Çukës Abaz Ali, e cila u shkatërrua nga themelet. E ringriti dhe e themeloi teqenë e re më poshtë dervishijes (1908) në Kulmak, dervish Iliazi në vitin 1916.

Ndërtimi i saj i plotë me dy kate i ngjante një kështjelle. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë. Sot kjo teqe është dykatëshe, me mjedise të mëdha, dhe në datat 20 – 25 gusht të çdo viti pret mijëra besimtarë bektashianë nga Shqipëria, diaspora, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia e deri nga SHBA.

Tyrbja e Abaz Aliut në Çukën e Tomorit

Vendi më i rëndësishëm sot botëror i Pelegrinazhit Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet larg nga teqeja e Kulmakut, 2 orë në këmbë ose 40 minuta me makinë, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit. Nga burimet historike jepen të dhëna si një vend besimi nga lashtësia.

Sipas Baba Ali Tomorit dhe Osman Myderrizit, Eqrem bej Vloras në shek. XV. Mustafa Tusiu dhe Haxhi Baba Horasani ngritën va rrin kenotaf të Abaz Aliut, në Çukën e Tomorit. Nga ajo periudhë e deri më sot, pranë var brit të Abaz Aliut, 20-25 gusht të çdo viti organizohet pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj.
Pelegrinazhit i dhanë përmasa gjithnjë e më të mëdha dervish Iliazi dhe baba Ali Turabiu. Sot ky pelegrinazh ka karakter ndërkombëtar. Në të marrin pjesë besimtarë bektashinj, myslimanë, të krishterë, nga gjithë Shqipëria, nga trojet etnike shqiptare, nga diaspora shqiptare dhe nga e gjithë bota, madje pjesëmarrja vjen duke u shtuar vit pas viti, dhe numri arrin në shifrën rekord për pesë ditë, nga 20 deri më 25 gusht për çdo vit, në 250.000 vetë.