Zarfi amerikan për president të Kosovës është Vjosa Osmani. Lexo per te pare se cfare shkruhet !

LAJME

Zarfi amerikan për president të Kosovës është Vjosa Osmani

Zarfi amerikan për president të Kosovës është Vjosa Osmani

Zarfi amerikan për president të Kosovës është Vjosa Osmani

Për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, partitë politike parlamentare, në veçanti ato të koalicionit qeverisës, duhet të gjejnë një zgjidhje me marrëveshje politike ose në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deri më tash, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar që për president të ardhshëm të vendit të jetë lideri i saj, Ramush Haradinaj.

Partia Demokratike e Kosovës, ka theksuar se në rast se partitë tjera parlamentare i kërkojnë votat e saj për zgjedhjen e presidentit, atëherë PDK-ja do t’u ofroj atyre të propozuarin e vet.

Profesori Sulejman Mehazi ka folur lidhur me ngërçin e krijuar në vend, që lidhet ekskluzivisht me çështjen e presidentit.

Mehazi ka një parashikim ku thotë se rrethanat e krijuara në vend tregojnë se konkurrentja më e madhe për t’u bërë presidente e Kosovës është Vjosa Osmani. Ai madje thotë se emri që do të vije nga zarfi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë i u.d presidentes aktuale.

“Zarfi amerikan për president të Kosovës është Vjosa Osmani. Rrethanat e ngjarjeve të fundit politike tregojnë se konkurruesja më e madhe prapaskenike për t’u bërë presidente e Kosovës është Vjosa Osmani. E themi këtë për shkak se shanset më të mëdha janë në anën e Vjosa Osmanit, e assesi të partive politike që janë duke bërë përpjekje të pasuksesshme e të kota për të marrë fronin e kryetarit të shtetit”, ka thënë Mehazi.

Tutje, ai shpjegon edhe disa nga prapaskenat që mund të ndodhin ditëve në vazhdim. Gjersa, ka edhe disa pyetje që thotë se ndërlidhen me situatën aktuale.

“Kandidaturën serioze e fituese prapaskenike të Vjosa Osmanit për presidente mund ta zbulojmë me anë të disa pyetjeve. Si është e mundur që edhe pas ikjes së LDK-së nga qeveria e Kurtit, Vjosa Osmani të mbetet kryetare e parlamentit edhe gjatë koalicionit qeverisës së LDK-së me AAK-në? Interesant, edhe kundërshtimet politike të Vjosa Osmanit ndaj partisë së saj të LDK-së, nuk e larguan Vjosën nga posti i kryetares së parlamentit? Edhe përjashtimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja, Isa Mustafa nuk mundi ta përzë Vjosa Osmanin nga detyra e Kryetares së Parlamentit?”, pyet profesor Mehazi.

Analisti thekson se këto pyetje, na bëjnë që të besojmë se ky emër do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës

“Edhe kërcënimi i Vjosa Osmanit me formimin e partisë së saj brenda LDK-së, nga frika Isa Mustafa nuk ka mundur ta lëvizë Vjosën nga posti i kryeparlamentares? Pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani e vetmuar e pa pyet asnjë parti politike përkohësisht merr detyrën më të lartë shtetërore të presidentes së Kosovës?. Pyetjet e lartpërmendura na detyrojnë të besojmë se zarfi amerikan për presidente të Kosovës është Vjosa Osmani”, tha krejt në fundi, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhjet president i Republikës së Kosovës.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, shpërndahet kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.