“VV-ja rrethohet nga LPK-istë”, deklarata që t’ronditi partinë e Kurtit, analisti ka një shpjegim edhe për aderimet te Vjosa Osmani

LAJME

“VV-ja rrethohet nga LPK-istë”, deklarata që t’ronditi partinë e Kurtit, analisti ka një shpjegim edhe për aderimet te Vjosa Osmani

“VV-ja rrethohet nga LPK-istë”, deklarata që t’ronditi partinë e Kurtit, analisti ka një shpjegim edhe për aderimet te Vjosa Osmani

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë e ka konfirmuar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare. Ndërsa, edhe është paralajmëruar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Mirëpo, dikur Vjosa Osmani e kishte kritikuar ashpër partinë e Albin Kurtit.

Në seancën ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2017, Osmani kishte replikuar me deputetët e Vetëvendosjes.

“Ju jeni brumë i njëjtë me PDK-në. Shiko sa deputetë të PDK-së ke për rreth, shiko se sa LPK-ist ke për rreth. dhe do ta marrësh përgjigjen se pse unë dhe Lumiri nuk do të vijmë kurrë në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Osmani.

E, për t’i komentuar zhvillimet dramatike që po ndodhin mes LDK-së e Vjosa Osmanit, për këtë çështje ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, është shprehur se aderimet e fundit në iniciativën e Osmanit janë thjesht një lakmi e rastit e këtyre asambelistëve.

Haziri deri me tani nuk e vlerëson asnjërin për kapacitet profesionale apo intelektuale.

“Aderimi i asambelistëve të LDK-së në disa komuna te Vjosa Osmani, e që po paraqitet si diçka apokalipse, që po i ndodhë LDK-së, është thjesht një lakmi e rastit e këtyre asambelistëve, për mundësinë që ata të futën në lista për deputetë gjoja me “ymydin” për tu bërë deputet të ardhshëm, pasi nuk shohë deri më tani ndonjë emër që do ta veçoja për kapacitet profesionale apo intelektuale të tyre, apo diçka të re që do të sjellin në skenën politike e Kosovës. Është një prostitucion politik, i lirë dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë dhe pa “zarar” për LDK-në”, shprehet Haziri.

Kurse, duke e komentuar deklaratën e Osmanit vite më parë se Vetëvendosje rrethohet nga ish-anëtarët e LPK-së, Haziri shprehet se ish-nënkryetarja e LDK-së tashmë është shndërruar në një marionetë.

“Ndërsa, lidhur me deklaratat e mëparshme të Vjosa Osmanit se ajo kurrë nuk do të shkojë në Vetëvendosje, pasi ky subjekt rrethohet nga LPK-ist, dhe krejt në fund shohim të shndërruar në një marionetë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, është hipokrizia të cilën tashmë ajo e shfaqi lakuriq në opinion dhe se më këtë poashtu ajo tregojë se në skenën politike aktuale ajo nuk paraqet asgjë prej gjëje sidomos pas shkuarjes së ish-presidentit Thaçi në Hagë, ka mbetur pa kauzë dhe tani e vetmja kauzë fallco më të cilën ajo po mundohet t’i vardiset Vetëvendosjes dhe Kurtit, është l’ufta e saj kundër ish-partisë, LDK-në, në të cilën ajo u ngritë, edhe pse tashmë po shihet se ngritja e saj ishte diçka krejt artificiale, dhe papërmbajtje”, ka deklaruar analisti politik.

Në fund Haziri deklaron se edhe parti e Nexhat Dacit kishte të tilla aderime, por se tanimë ajo është e harruar sa i përket aktivitetit të saj politik si parti.

Ku kujtojmë se vetëm sot disa zyrtarë komunal të LDK-së në Malishevë i janë bashkuar ish-kandidates për kryeministre.

“Më këtë rast duhet përkujtuar se edhe në LDD-në e Nexhat Dacit, ishin kësi lloj aderimesh, por të gjithë e dimë se ku përfundoj LDD-ja, që tashmë është e harruar sa i përket aktivitetit të saj politik si parti, por edhe vet lideri i saj akademik Nexhat Daci, dhe kjo është pasojë kur njerëzit kaplohen nga euforizmi dhe lakmia e çastit, e që në realitet është krejt diçka artificial dhe për interesa personale të momentit”, tha krejt në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.