Vlora Çitaku “habit“ me deklaratën për Albinin e Vjosën, ka nja dy fjale per ta !

LAJME

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet parlamentare, në kohën kur numërimi i rezultateve nga KQZ’ja ka shkuar në mbi 75 për qind.

Çitaku, me anë të ‘Facebook’-ut, i ka uruar suksese Vetëvendosjes, ndonëse ka thënë se “do e mbajnë për fjale”, shkruan Gazeta Express.

“Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo ka pasur fjalë të mira edhe për PDK’në.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157599313387414