Vjosa Osmani Publikon Një Listë Të Shpenzimeve Të Kabinetit Të Saj Dhe Kabinetit Të Kadri Veselit

LAJME

Vjosa Osmani Publikon Një Listë Të Shpenzimeve Të Kabinetit Të Saj Dhe Kabinetit Të Kadri Veselit

Vjosa Osmani Publikon Një Listë Të Shpenzimeve Të Kabinetit Të Saj Dhe Kabinetit Të Kadri Veselit

Kryetarja e Kuvendit dhe U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se ajo shpenzoi rreth 2 mijë e 500 euro për tri ditë vizitë në Shqipëri, e që mëditje u raportua se ka marrë mbi 1 mijë euro.Osmani ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit, që sipas Osmanit kanë qenë diku 8, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet.Tutje, Osmani ka thënë se vizita e saj në Shqipëri ka qenë ndër vizitat e rralla ku shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare, shkruan Reporteri.net.Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë shpenzimet e të tjerëve dhe krahasimin me shpenzimet që ka bërë ajo.Ajo ka publikuar një grafik, ku shihet se sa ka shpenzuar kabineti i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe sa ka shpenzuar kabineti i saj, për 11 muaj sa është në këtë pozitë.