Vjosa Osmani ofendon LDK -ne : Le të jetë mësim për LDK-në se nuk duhet shkelur fjala e dhënë

LAJME

Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e PDK-ja dhe LDK-ja kanë shënuar rënie, kandidatja për deputete dhe për presidente nga lista e LVV-së, Vjosa Osmani, tha se shpreson se për Lidhjen Demokratike të Kosovës ky rezultat do të jetë një mësim për të.

“Shpresoj se ky rezultat do të jetë një mësim për LDK dhe partitë e tjera që kanë marrë ndoshta rezultatin më të ulët në historinë e tyre që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet por duhet të ruhet e shenjtë“, tha Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me kandidatin e listës së përbashkët për kryeministër, Albin Kurtin.

Vjosa Osmani ishte larguar nga LDK pasi ajo ishte shkarkuar nga pozitat drejtuese të kësaj partie si rezultat i pakënaqësive të shprehura publikisht ndaj udhëheqjes dhe vendimeve të LDK-së.Ushtruesja e detyrës së presidentes i kishte bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje, duke konkurruar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.