Vjosa Osmani “Dridhë” Gjithë Kosovën Me Këtë Deklaratë Për vendimin e KQZ-së për listen …..

LAJME


Vjosa Osmani “Dridhë” Gjithë Kosovën Me Këtë Deklaratë Për vendimin e KQZ-së për listen …..
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi të shtunën vendimin e së premtes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim e listave të kandidatëve të disa partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në transmetim drejtpërdrejtë në televizion dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyreje.

Për derisa të gjithë anëtarët e KQZ-së japin betim përmbajtja e të cilit kërkon që anëtarët të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, të paanshme e ritheksoj të paanshme, profesionale dhe përgjegjshme.

Një obligim i tillë është veçanërisht për kryetaren e KQZ-së e cila nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe ndershmërinë e këtij procesi. E detyrë më e rëndësishme e saj është mbrojtja e integriteti zgjedhor”, tha zonja Osmani.