Vjen paralajmërimi i frikshëm nga BBC: Раѕ Ѕраnjës, moti i keq vjen në Ваllkan, ja çfarë pritet të ndodhë në vendin tone јаvën e ardhѕhme

LAJME

Vjen paralajmërimi i frikshëm nga BBC: Раѕ Ѕраnjës, moti i keq vjen në Ваllkan, ja çfarë pritet të ndodhë në Ѕhqiрëri јаvën e ardhѕhme

Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre.

Katër vde kje janë raportuar deri më tani si rezultat i “Filomena”. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje – njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin në një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga. Ndërsa bora ra në Madrid të premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat nga Madridi janë anuluar.

Stuhia që ka goditur Spanjën pritet të zhvendoset javën e ardhshme drejt rajonit të Ballkanit. Parashikimi i motit i rrjetit të BBC, bën me dije se stuhia me reshje të shumta shiu dhe dëbore do të përfshijnë kryesisht Shqipërinë dhe Greqinë por vende të tjera në rajon.