VJEN NJË “GODITJE” E RËNDË nga Bekim Jashari për lëvizjen e Albin Kurtit | Ja çfarë thotë ai…

LAJME


VJEN NJË “GODITJE” E RËNDË nga Bekim Jashari për lëvizjen e Albin Kurtit | Ja çfarë thotë ai…
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi që në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosu një baner me fotografinë e Besarta Jasharit e që sipas tij kjo është bërë me motive politike.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari ka thënë se është e papranueshme keqpërdorimi i personalitetit të Besartës për qëllime politike.

“Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike. Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe

të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”, ka shkruar Bekim Jashari.Po ashtu, Bekim Jashari kërkon nga organet e rendit dhe KQZ-ja që të verifikojnë rastin dhe të veprojnë sipas ligjit.“Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi”, tha Bekim Jashari.