Vjen lajmi i madh për Zviceranët, Ja çfarë do ndodhë së shpejti…

LAJME

Vjen lajmi i madh për Zviceranët, Ja çfarë do ndodhë së shpejti…

Sikur në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, zviceranët edhe në Britaninë e Madhe kanë mundur të udhëtonin me letërnjoftimi, pa pasur nevojë për pasaportë. Por, kjo tashmë i takon të kaluarës.Pas muajve të lodhshëm të negociatave, BE dhe Britania e Madhe më në fund kanë arritur marrëveshjen.

Pakti i tregtisë së Brexit-it ka hyrë në fuqi në prag të festes Dhe, daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE-ja, do ta ndiejnë edhe zviceranët. Kështu, ata, që nga 1 tetori i vitit 2021 do të detyrohen të tregojnë pasaportën për një udhëtim në Londër.

Karta e identitetit (letërnjoftimi, “Ausweis”-i) nuk është më e mjaftueshme.Kjo rregullore e re vlen jo vetëm për zviceranët, por edhe për vizitorët nga Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Arsyeja për këtë ndryshim është se, sipas britanikëve, kartat e identitetit janë shumë të pasigurta.

Me detyrimin për pasaportë, synohet rritja e sigurisë së Britanisë së Madhe, thonë autoritetet.Megjithatë, nuk është gjithçka aq e zymtë: qytetarët zviceranë nuk do të kenë nevojë për vizë nëse duan të shkojnë në Britani të Madhe.