Vjen Lajmi BOMBASTIK! Merret vendimi për Kurtin që do të befasojë të gjithë, Ja cfare do ndodhë me VV…

LAJME

Vjen Lajmi BOMBASTIK! Merret vendimi për Kurtin që do të befasojë të gjithë, VV-ja garon me listë të plotë …
Lëvizja vetëvendosje garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me listë të plotë e ku janë edhe tre personat e pacertifikuar nga KQZ-ja PZAP-i dhe GJykata SUpreme.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Sami Kurteshi, ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë dhe 110 kandidatë.

Kurteshi shtoi Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi pas vendimit të PZAP’së dhe Supremes për moscertifikimin e kandidatëve të kësaj partie, ata do të mbesin në listë për shkak se KQZ-ja nuk ua ka dhënë mundësinë e zëvendësimit të tyre.

“Lista e LVV’së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ.

LVV’ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV’ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.