Valdete Daka jep Lajmin e Fundit për këto zgjedhje të 14 shkurtit, ka një llaf për kundërshtarët: qe tri javë…

LAJME


Një përplasje debati ka ndodhur mes kryetares Valdete Daka dhe anetarit te KQZ-së nga Vetevendosje Sami Kurteshi në mbledhjen e sotme te këtij institucioni. Në pikën e rendit të ditës po diskutohej për pakot me fletëvotime me postë, Kurteshi kundërshtoi kohën e fundit kur duhet të mbërrijnë në Kosovë.

Ai tha se kjo është goditje nën brez për mërgatën.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kjo çeshtje është perfunduar dhe se ankesat mund të bëhen në PZAP. Daka tha se goditje nën brez është fakti që sipas saj, vetë ajo është bërë personaliteti më i urryer në Kosovë. “Qe 3 javë personaliteti im është bërë personaliteti më i urryer i këtij vendi duke iu falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha ajo. Ndërkaq Kurteshi kërkoi nga Daka që të flas me emra.“Kjo është rënie nën brez. Personalizimet nuk janë në rregull. Nëse bëni sulme të tilla emra konkret, raste konkrete jepni”, tha ai. Ne janar, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thene se akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresën e saj personale, janë nje ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.