Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan Me Fakte Tron’ditëse: Ja Nga Kush Kontrollohej Hashim Thaçi – Rrëfen Edhe Si U Nda Mitrovica

LAJME

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan Me Fakte Tron’ditëse: Ja Nga Kush Kontrollohej Hashim Thaçi – Rrëfen Edhe Si U Nda Mitrovica
Maralusha është i mendimit se Thaçi kontrollohej nga Sigurimi Nacional Francez qysh prej kohëve të hershme të viteve të 90-ta.

Madje ai në shkrimin e tij thekson se Thaçi, qysh para fillimit të bombardimeve në Kosovë-Serbi, u morën vesh që veriu i Kosovës të bie nën influencën e Serbisë pasi të tërhiqet Serbia nga Kosova.

Muharrem Maralusha
Pajtohem me postimin e z. Ibrahim Kelmendit sa i përket Hashim Thaçit. Ibrahim Kelmendi i la shumë gjana pa i përmend, por unë jam i sigurt që i ka lanë me qëllim. E kam pas përcjell historinë e H. Thaçit me mikroskop, qysh prej vitit 1989 dhe gjerat që I. Kelmendi i përshkruan janë të vërteta. H. Thaçi kontrollohej nga Sigurimi Nacional Franceze qysh prej kohëve të hershme te 90-dhjetave, e vëllai i tij kontrollohej nga RDB (Derzhavna Besbednost) e Serbisë afërsisht nga e njëjta kohë që Hashimi kontrollohej nga z. Arnaud.

Kjo nuk ishte rastësisht që vëllezërit Thaçi kontrolloheshin nga dy sigurimet shtetërore ANTI SHQIPTARE Hashim Thaçi, qysh para fillimit të bombardimeve në Kosovë/Serbi, u morë vesh që veriu i Kosovës të bie nën influencën e Serbisë mbasi të tërhiqet Serbia nga Kosova. Po ashtu nuk ishte rastësisht që Trupat Franceze u vendosen në Veriun e Kosovës.

Një ndër kushtet që Franca ja vuri NATO-s që Franca të merr pjesë në ofensivën kundër Forcave Serbe ishte që mbas mbarimit të ofensivës në Kosovë, ishte, që veriu i Kosovës t’i ndahet (t’i jepet) Forcave (Kontingjentit Francez), dhe kjo ndodhi.

E z. Hashim Thaçi e patë dhënë pëlqimin e tij para se të filloi sulmi i NATO-s kundër Forcave serbe. Krejt kjo nuk është një gjë që ndodhi rastësisht. Kjo ishte një gjë e sinkronizuar para se të fillojë ofensiva e bombardimit.

P.S. Unë jam në proces duke shkruar biografinë time, dhe çdo gjë që ndodhi në Kosovë prej viteve 1967-2005 do të botohen. Shumë gjana nuk do t’ju pëlqejnë krahut të luftës dhe krahut të Pacifistëve. Por, kjo është.