Syla tregon pse e quan diasporën “gërrnaçë”: I kam 3500 komente prej tyre t’u m’sha me nanë

LAJME

Syla tregon pse e quan diasporën “gërrnaçë”: I kam 3500 komente prej tyre t’u m’sha me nanë

Gazetari Valon Syla tregon se ka rreth 3 mijë e 500 komente nga njerëz të diasporës që ia shajnë nënën, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka thënë se së fundi ka marrë shumë të shara nga plotë njerëz.“I kam 3500 komente tuj më sha me nanë; Pse po më shajnë 3500 veta me nanë’’, thotë ai në një debat televiziv.Tutje ai ka treguar se çka është “gërrnaçi”.“Gërrnaci është një tip që jeton në diasprë e mendjen e ka në Kosovë. Është në një vakum, ku shihen më së shumti në rrjete sociale si lincues e komentues të vraxhdë dhe fjalë e parë e kanë që të shajnë me nanë”, ka thënë Syla. //gazetametro.net