Syla tregon një ngjarje që Albin Kurti nuk do donte të zbulohet: Erdh Albini fshehtas dhe më tha…

LAJME


Gazetari Valon Syla mbrëmë në debat në ka treguar një eksperiencë që ka pasur me liderin e Vetëvendosjes (VV’së), Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte drejtor në televizionin Klan Kosova, shkruan Gazeta Metro.

Në debatin e mbrëmshëm në T7, Valon Syla ka treguar një ngjarje interesante me Albin Kurtin, derisa ka shpjeguar se si ai kishte shkuar në intervistë në mënyrë të fshehur duke menduar se do ta arrestojnë.

Syla madje ka treguar edhe batutën që i ka bërë atij, duke i thënë se promo e emisionit është lëshuar tërë ditën.

“Ka qenë rasti kur kam qenë drejtor në televizionin Klan Kosova edhe Albini e pat rastin që deshën ta arrestojnë tek varrezat, e që më pas iki. Edhe i tha Batoni, vij tha unë në intervistë, edhe Batoni tha ngutu lësho reklamën se po vjen Albini. Edhe Albin Kurti erdh msheftas nga arratia. Unë e pyeta çka po fshehësh, po tha mua munden me më arrestu çdo kund sistemi. More unë i thash ne e kemi lëshu promon e emisionit prej mëngjesi, mund të arrestojnë Policia si të del”, ka shpjeguar ngjarjen Syla.