Stuhia “Filomena” mbërrin sot në Vendin tone, sinoрtikania Lajda Рrоја del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë рritet të ndodhë!

LAJME

Stuhia “Filomena” mbërrin sot në Shqipëri, sinoрtikania Lajda Рrоја del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë рritet të ndodhë!

Prej disa ditësh Spanja u përballë me stuhinë ‘Filomena’ e cila nga ekspertët është konsideruar si stuhia më e fortë në 50 vitet e fundit. Temperatura ekstremitsht të ulëta dhe reshje të dendura bore, ku arriti në Madrid si rrallëherë deri në 20 sm trashësia e borës. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre. Në të gjithë Spanjën pati të paktën 7 të vdekur.

Ditët e acarit në të vërtetë nisin nga sot edhe në vendin tonë. E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Lajda Porja tregoi si pritet të jetë moti në ditët në vijim.

“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë.

Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët.

E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, bëri të ditur sinoptikania Porja.