Si të pastroni veshët nga dylli me këto hapa të thjeshtë dhe natyralë

LAJME

Si të pastroni veshët nga dylli me këto hapa të thjeshtë dhe natyralë

Si të pastroni veshët nga dylli me këto hapa të thjeshtë dhe natyralë

Dylli që akumulohet në vesh shërben si një lubrifikant natyral por edhe për të mbrojtur veshin nga mikro organizmat që synojnë të futen brenda.

Dylli përbëhet nga yndyra dhe qeliza të vdekura të cilat së bashku mbrojnë veshët nga infeksionet.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë pastrimin e rregullt të veshëve sepse akumulimi i tepërt i dyllit mund të bllokojë dëgjimin.

Nga ana tjetër, ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të kunjave, karficave apo sendeve të tjera të mprehta për heqjen e dyllit. Madje ata nuk rekomandojnë as kunjat me pambuk pasi mund ta shtyjnë më shumë dyllin.

Ja disa nga mënyrat si të pranoni veshët nga dylli

Uji i Oksigjenuar
Ky solucion natyral ndihmon në eliminimin e dyllit të tepërt pa rrezikuar kanalin e veshit. Ai pakëson bakteret dhe e mban veshin të pastër.

Përzieni sasi të barabarta të ujit natyral dhe ujit të oksigjenuar dhe përdorni një pipëz për të hedhur në secilin vesh 2-3 pika nga ky solucion.