Serbet me goje hapur !! Ja fjalimi qe i la pa fjale serbet nga Shaip Kamberi kur foli ne gjuhen shqipe(VIDEO)

LAJME

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Dacic, Kamberi vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ndaj këtij fjalimi, pati ndërhyrje edhe nga deputet të tjerë. Derisa Kamberi po thoshte se, Serbia e Aleksandër Vuçciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqitm deputetët serb filluan të lëshojnë zëra. “Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuçiqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar””, ka thënë Kamberi, minuta 04:28.

Kujtojmë që e vazhdueshme ka qenë edhe ndërhyrja e kryeparlametarit Ivica Daçiq, i cili disa herë e ndaloi Kamberin gjatë fjalimit.
Fjalimi i plotë në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=3677613112285908