Rritet kudo në Shqipëri/ Ky frut po bën mrekulli për shëndetin

LAJME

Fruti i thanës përmban antioksidantë me veti shëruese kundër k ancer it, diabetit, ulcerës, kolititit. Thana në sajë të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative.

Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave.

Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato mund të bëhen komposto, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15 për qind taninë.
Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Ndërsa rakia e prodhuar nga frutat e thanës përdoret kundër ekzemës së lëkurës, duke marrë një filxhan kafeje në mëngjes esëll.

Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut. Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ek zemës së lëkurës. Ndërkohë edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës. Pemës i shfrytëzohen frutat, bërthamat, gjethet dhe korubat e drurit apo degëve.