Reagon Familja E Haki Imerit: Ja Kush E Organizoi Ngjarjen Në Skenderaj Ndaj Albin Kurtit

LAJME


Reagon Familja E Haki Imerit: Ja Kush E Organizoi Ngjarjen Në Skenderaj Ndaj Albin Kurtit
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit Kurti i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.

Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK, madje Kurti është s’ulmuar edhe me vezë.

E kjo sjellje ndaj Kurtit në Drenicë, ka n’xitur reagimin e familjes së Haki Imerit, veprimtarit të v’rarë të LDK-së.

“Presidentit Ibrahim Rugova ia patën ndaluar ta vizitoj Drenicën një skenar i ngjashëm i ur’rejtjes , shp’ifjes është orkestruar edhe ndaj Albin Kurtit, kjo u vërtetua sot gjatë kohës sa ai ishte në Skenderaj.. Ky veprim i sotit më së shumti e dëmton Drenicën”, shkruan familja Imeri.

“Kjo logjikë e linqimit nuk i bën mirë Skenderajt, do ta dëmtojë më së shumti Hashim Thaçin në Hagë. Sjellja e sotshme e organizuar nga X Y është një argument shtesë i rëndësishëm për Prokurorin Special, pse Hashim Thaçi nuk do të lirohet të mbrohet në liri”, përfundojnë reagimin e tyre, familja e Haki Imerit.