Rashiq “Dridh” Kosoven me deklaraten e fundit : Lista Serbe ka miq brenda partive shqiptare

LAJME

Rashiq “Dridh” Kosoven me deklaraten e fundit : Lista Serbe ka miq brenda partive shqiptare

Nenad Rashiq në “Kallxo Pernime” thotë se dyshon që kjo aktakuzë është politike dhe Lista Serbe mund të ketë dorë pasi që ka lidhje me njerëz të fuqishëm të politikës në Prishtinë.

Unë e kam një aktakuzë për hidrocentrale. Aty thuhet që Nenadi dhe të tjerët me 08.05.2013 kanë votuar për transformimin në KEDS dhe ashtu me radhë. S’kam pasur mundësi të marrë provat e tyre. OK, kanë ngritur aktakuzë dhe pastaj kur e mora dosjen, me atë datë unë nuk kam qenë fizikisht prezent aty. Bedri Hamza është liruar, por unë nuk jam liruar për shkak të mosprezencës. A mund ta besoni që kjo ka ndodhur rastësisht?”, tha fillimisht Rashiq në “Kallxo Pernime”.