Ramush Haradinaj: Deri në vitin 2025 do ta bëjmë pagën mesatare 1000 euro dhe do krijojme kaq vende pune…

LAJME

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në rast të ardhjes në pushtet, ai do t’i krijojë 30 mijë vende pune.

Këto premtime i dha pas vizitës së disa bizneseve familjare në Prizren, ndërkaq tash dihet se ai i është futur garës në zgjedhjet parlamentare për ta siguruar postin e presidentit.

“Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve ‘Lely’, me pronare Monika Margilaj si dhe thertoren ‘Shantiri’ e mishtoren ‘Xhoshkun’ që janë biznese familjare”.“Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025”.