Publikohet videoja: Shikoni momentin kur gruaja kap “mat” futbollistin e PSG-së duke e tradhtuar në hotel me modelen

LAJME

Futbollisti i PSG-së Hese Rodrigez , në telashe të mëdha! 27-vjeçari u kap “mat” nga bashkëshortja e tij në një dhomë hoteli, duke e tradhtuar këtë të fundit, me modelen superseksi Rokio Amar, në kohën që fëmija i tyre i sapolindur ishte i sëmurë.

Kjo gjë nuk është kapërdirë dot as nga klubi i PSG-së që e ka përjashtuar përfundimisht nga skuadra lojtarin spanjoll.

Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar edhe video kur gruaja e tij Aurah, ndodhet jashtë dhomës së hotelit duke bërtitur, madje në disa momente tenton të thyejë xhamin me një shkop. Modelja superseksi Rokio Amar ishte njëkohësisht edhe shoqe me gruan e futbollistit Jesa, Aurah Ruiz.

Që prej largimit nga Reali në vitin 2016, karriera e Heses nuk u përmirësua kurrë teksa nuk gjeti vend në asnjë ekip. Ai luajti sezonin e kaluar vetëm 22 minuta me PSG-në. Kontrata e tij me francezët skadonte në qershor, por pas skandalit, drejtuesit parisien vendosën ta ndërprisnin parakohe bashkëpunimin.