Publikohet letra e plote e perkthyer ne Shqip nga Joe Biden e derguar per Vjosa Osmanin

LAJME


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presiedenti amerikan në letër thotë se Kosova ka vend special në familjen e tij, për shkak të punës që ka bërë djali i tij këtu.

Biden në këtë letër ka thënë se SHBA’të mezi presin të punojnë me qeverinë e re në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian, derisa ka specifikuar se ka shumë punë për të bërë drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve me Serbinë që në qendër do të ketë njohjen reciproke.
Letra e plote
“Ka ende shumë punë për të bërë, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë e fokusuar në njohjen e ndërsjellë, që fuqizon sundimin të ligjit, përballjen me pandeminë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Në letër, Presidenti Biden thekson se lidhjet mes njerëzve të të dyja vendeve mbeten të fuqishme ndërsa nënvizon se Kosova ka një vend të veçantë në familjen e tij pasi djali i tij i ndjerë Beau Biden punoi në këtë vend “për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët”, thuhet në letër.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë Filip Kosnet ishte këtë të martë në zyrat e Vetëvendosjes ku takoi Albin Kurtin i cili pritet të jetë në krye të qeverisë së re. Ambasadori amerikan shkroi në Twitter se u kishte bërë thirrje palëve të formonin sa më shpejt Parlamentin dhe qeverinë e re për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

Në një deklaratë të mëhershme edhe zyra e Komisionerit për Zgjerim të BE-së e shpërndarë edhe nga përfaqësuesi për Politikën e Jashtme Joseph Borrell shprehën mbështetje për qeverinë e re.

Në deklaratë kërkohet përparim i shpejtë në rrugën integruese përmes reformave të kërkuara por theksi vihet edhe tek përparimi në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.