Projekti Që Mbahet I Fshehur Për Ndarjen E Kosovës Mes Thaçit Dhe Vuçiç

LAJME

Projekti Që Mbahet I Fshehur Për Ndarjen E Kosovës Mes Thaçit Dhe Vuçiç

Material EKSLUSIV nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare!

DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT
TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË”NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS
Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetesimin e SHBA-ve,
RUSISË DHE FRANCES !
1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISE dhe
FQINJËSISË së mirë!
2. Të dyja shtetet e reja me kufinjte e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të
njëjtën kohë.
3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujmanit/Gazivod. Nga
ana kosovare në linjën Vitkovigje-Brnjak-Rezalle-Kovaç-Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi
Zubin Potok deri në kufirin aktual.
4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronice – Banjske – Vuçe –
Leposaviq – Zemanice.
5. MITROVICA- bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjeçësh jo më
shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjte: Zemanice – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari
Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/-Kryetari i qytetit është me
Presidium : një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me
mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleiste, të ndarë përgjysëm dhe
5 të huaj të caktuar nga Administrstori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe
pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.
6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë
rrethore: Bozhinjevac – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac –
Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3
anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysem, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh,
buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO
dhe DINARI.