“Po vijnë edhe arabët” / Edi Rama zbulon qytetin ku do të investojë Princi i Kurorës Arabe

LAJME

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Gjirokastra edhe për projektet e investimeve nga Emiratet e Bashkuara në Përmet. Rama tha se investitorët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Përmetin për projektin e tyre, pasi u ka pëlqyer peizazhi.

“Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart”, u shpreh kryeministri shqiptar.