Parashikimi i Fundit: Ja sa vota të LDK-së pritet të kalojnë tek Vjosa Osmani

LAJME

Parashikimi i analistëve: Ja sa vota të LDK-së pritet të kalojnë tek Vjosa Osmani

Parashikimi i analistëve: Ja sa vota të LDK-së pritet të kalojnë tek Vjosa Osmani

Njohësit e çështjeve politike në Kosovës kanë folur më gjerësisht rreth largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe rrezikut që ajo mund t’i sjellë këtij subjekti politik me krijimin e “Iniciativës” së saj.Analisti politik Belul Beqaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se pritet që Vjosa Osmani të ketë mbështetje të madhe në zgjedhjet e ardhshme.Beqaj ka theksuar se kjo pritet të ndodhë për shkak të qëndrimeve koherente që ajo ka mbajtur.

“Mendoj se çështja e angazhimit të Vjosës është në përputhje me detyrimet që ia ka dhanë elektoratit, ajo ka mbet besnike ndaj atyre që i ka premtuar ndryshimin. Të gjithë të cilët ja kanë dhënë votën dhe presin që të ndodhë ndryshimi, do ta mbështesin Vjosën, por jo ata që ata që kanë mbetur pre duke mbështetur faktorët e shtetit të kapur pra Isa Mustafën dhe anëtarët e tjerë të LDK-s딓Besoj që Vjosa do të mbështetet për shkak të korrektësisë, sinqeritetit, ndershmërisë dhe aftësive që i ka dhe vizionit për të ardhmen. Këto janë shkaqet kryesore që ajo do ta fillobn një rrugtim të ri, i cili do të jetë në fillim me probleme dhe vështirësi të mëdha por që do ta ketë fund të sukseshsëm”Edhe profesori dhe njohësi i çështje politike, Muhamed Kelemendi, ndan të njëjtin mendim.