Opozita në Gjermani akuzon Qeverinë Gjermane se po bashkëpunon me Hashim Thaçin

LAJME


Opozita në Gjermani akuzon Qeverinë Gjermane se po bashkëpunon me Hashim Thaçin

Partitë opozitare në Gjermani kanë akuzuar Qeverinë e Gjermanisë se po bashkëpunon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan DW.
Por, në lidhje me këto akuza, Qeveria Gjermanë është përgjigjur duke thënë se mbështetë punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për Krime Lufte.

“K orrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë sfida qendrore për politikën dhe ekonominë e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Deputetët e majtë ishin të interesuar nëse autoritetet gjermane në heshtje ranë dakord për të bashkëpunuar me udhëheqësit e Kosovës si Hashim Thaçi, i cili njëzet vjet pas l uftës u akuzua për krime lufte, shkruan DW. Ata thonë se pas zgjedhjeve në Kosovë në 2001, ata bashkëpunuan me përfaqësuesit e zgjedhur, por gjithmonë theksuan rëndësinë e sqarimit të k rimeve të l uftës.

Në përgjigjen e Qeverisë thuhet se puna e Tribunalit të Hagës, Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Specializuar, e cila ndihmohet “financiarisht dhe brenda kornizës së ndihmës juridike”, gjithashtu ishte mbështetur. “Për më tepër, qeveria federale dërgoi tre punonjës në Gjykatën Speciale të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë”

Sipas Sevim Dagdelen, një deputete nga e majta gjermane që bëri hetimin, akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe “strukturave të tij mafioze” janë “injoruar dhe mbuluar” për vite me rradhë.

Dagdelen citon gjetjet e Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ish-prokurores së gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, por edhe shërbimin e inteligjencës gjermane BND, i cili në 2005 i lidhi udhëheqësit e Kosovës me krim të organizuar. Ai raport u zbulua plotësisht përmes botimeve të Wikileaks.

“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë që krimet e rënda në Kosovë kanë mbetur pa u ndëshkuar deri më sot dhe se korrupsioni është ende në lulëzim”, i tha Dagdelen DW.

Përgjigjet për disa pyetje të së majtës nuk u transmetuan sepse ato klasifikohen si “sekrete” dhe përfshijnë njohuritë e shërbimeve gjermane. Për shembull, a ka Berlini informacion se njerëzit nga SHIK-u janë akoma në krye të inteligjencës së Kosovës sot? Dhe, a kanë shërbimet sekrete të Kosovës gjithashtu ndikim në UNMIK, EULEX ose KFOR në mënyrë që të minojnë hetimet kundër Thaçit dhe të tjerëve?
“Komandantët e UÇK-së u gjykuan si aleatë në luftën e paligjshme të vitit 1999 dhe u mbështetën gjatë rrugës për në pozicionet më të larta në politikë dhe shërbimet sekrete” kritikon Dagdelen. “Nuk është çudi që qeveria gjermane i mban të fshehta lidhjet e saj të errëta me Kosovën”.