Meri Shehu tregon ç.iftin më të bukur të horoskopit dhe me kë shenjë duhet të lidh.emi

LAJME

Në emisionin e Rudina Magjistarit ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu e cila ka folur për kombinimin e shenjave për këtë periudhë, me kë shenjë shkojmë më shumë dhe duhet të krijojmë një lidhje të bukur dashurie.

Peshore- Akrep: Duke ditur që Peshorja është në vitin e vetë më me fatpërsa i përketçështjeve erotike dhe familjare, kërkon një shenjë që ta mbështesë dhe ajo është Akrepi. Akrepët këtë periudhë kanë dëshirë për martesë madje janë zotërues dhe duan patjetër të krijojnë një lidhje. Por një lidhje që mund t’i harmonizojë sepse janë bërë me nerva, antagonistë, kanë pasur marrëdhënie stresuese. Një nga shenjat që mund t’i ekuilibrojë krijojnë një marrëdhënie të bukur në këtë periudhë është Peshore dhe Akrep.

Dashi-Demi: Nga një herë duket sikur nuk shkojnë sepse të dyja janë me brirë, por të dyja shenjat në këtë periudhë do i japin forcë marrëdhënieve. Dashët janë më socialë dhe shoqërorë, Demët kanë tendencë të bien në sy dhe një partner që do i bënte të binin në sy dhe të kishin ngjyra do ishte pikërisht Dashi.

Ujor-Luan: Shumë të fortë këta të dy, janë dy shenja përballë njëra-tjetrës dhe kemi dëgjuar martesa mes këtyre dy shenjave, por janë dhe shumë antagonist me njëri-tjetrin. Ky është viti i Ujorit që mund të tërheqë dhe mund të fusë në një marrëdhënie edhe një Luan që mund të ketë nevojë edhe për ato egocentrizmin e Luanit apo të rënin në sy. Luanët mund t’i japin Ujorëve dhe një lloj shkëlqimi apo maturie.

Peshqit-Peshqit: Në këtë periudhë shkojnë bashkë, e mirëkuptojnë njëri-tjetrin dhe mund të kthehen dhe të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Janë pak të vuajtur momentalisht Peshqit sepse çlirohen në periudhën e verës. Për momentin qajnë hallet e njëri-tjetrit dhe duke qarë hallet, mund të dashurohen edhe më shumë.

Demi-Ujor: Ujori do jetë katalizator i shumë marrëdhënieve të forta, kurse Demi është zotërues, inatçi këtë periudhë dhe kërkon më shumë pronësi dhe gjëra për veten. Ujori duke qenë social ia shpërthen këtë tendencë dhe e çliron nga këto vuajtje shpirtërore të zotërimit, nga inatet dhe e bën më social. Do ishte fat që Demit të gjente një partner Ujor.

Gaforre-Peshore: Gaforret do jenë të lira në shpirt por në fshehtësi, në aparencë nuk janë aspak të lira dhe do tregojnë që nuk janë gati për një lidhje. Do ta mbajnë të fshehtë këtë pasion të tyre. Një njohje e mirë për ta do ishte Peshorja që është gati për një lidhje dhe ka vitin më me fat për të rënë në dashuri.