Mediat Kroate: Hashim Thaci dhe Hoti heronjtë e Serbisë, i sollën 4 miliardë dollarë vetëm me një nënshkrim…

LAJME


Votat i marrin prej kosovarëve, por a janë Hashim Thaçi dhe Abdulla Hoti politikanët më të suksesshëm që ka pasur ndonjë herë Serbia? Kjo është dilema që e kanë ngritur disa mediume në Kroaci, në komentet e botuara në faqet e tyre, ku vazhdon të analizohet dhe komentohet marrëveshja e Uashingtonit, Hoti-Vuçiq.

“Asnjë politikan serb deri sot nuk ka siguruar 4 miliardë dollarë për vendin e tij. Këtë e bëri kryeministri kosovar Avdulla Hoti. Ai me një nënshkrim hapi dyert për investime multimiliardëshe amerikane në Serbi, por edhe për përmirësim të marrëdhë.nieve serbo-amerikane”, shkruajnë mediumet kroate.

Sipas tyre, me meritë të Avdulla Hotit dhe me përkrahje të Hashim Thaçit e Edi Ramës, Serbia papritmas u bë faktor në rajon dhe mik me SHBA-të.
“Në kurriz të Kosovës Serbia tani u bë faktor poz.itiv, duke mos pasur nevojë që të heqë dorë nga loja e dyfishtë – edhe me lindjen edhe me perëndimin”, theksojn mediumet kroate.