LAJMI I FUNDIT!!! “Është një mashtrim”, zbardhen arsyet pse u krijuan Fondacionet për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

LAJME

“Është një mashtrim”, zbardhen arsyet pse u krijuan Fondacionet për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

“Është një mashtrim”, zbardhen arsyet pse u krijuan Fondacionet për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish kryetari i PDK-së dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, që nga 4 nëntori po qëndrojnë të b’urgosur në Hagë, ku ndër tjerash a’kuzohen edhe për v’rasjen e anëtarëve të LDK-së.

Përveç buxhetit të veçantë që ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta, në Kosovë tashmë janë krijuar edhe Fondacionet për mbrojtjen e Thaçi dhe Veselit.

Fillimisht javë më parë u krijuar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, me iniciativën e vëllait të Hashim Thaçit, Idrizit.

Ndërsa këtë javë u krijuar edhe Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen e Kadri Veselit”.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai ka treguar arsyet, që sipas tij u krijuan këto Fondacione.

“Këto fondacione janë e krijuar për dy arsye: të shfaqën para qytetarëve sikur janë të varfër, dhe së dyti të zhvatin mirësinë e qytetarëve të vendit. Faktikisht, nuk duhet lejuar qytetarët të bien pre e këtyre mashtrimeve, të cilat iu merr atyre edhe ato pak para”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thotë Thaçi dhe Veseli nuk kanë nevojë për këto Fondacione.

“Si Hashimi ashtu edhe Kadriu kanë vila, pasuri të mëdha, mjafton një vilë e tyre dhe s’ka nevojë për fondacione. Kosova ka varfëri ekstreme, andaj më mirë të hapet fondacion për të varfër se fondacion për milionerë”, thekson Mehmeti.

Për fund, ai deklaron se askush nuk duhet të bie pre e mashtrimit përmes këtyre Fondacioneve.

“Është e turpshme të kërkohet para për të mbrojtur ata që akuzohen për v’rasje të shqiptarëve, ndërkohë që edhe shteti i financon. Kushdo që jep para për fondacionet e Hashimit dhe Kadriut bie pre e mashtrimeve të tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.