LAJMI FUNDIT / Glauk Konjufca reagon sërish ndaj Valdete Dakës, “Zbulon” planin e saj ndaj Kurtit

LAJME

Kandidati për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar sërish ndaj kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka.

Konjufca tha se Daka qëllim kryesor ka ndalimin e Albin Kurtit dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit”, shkroi Konjufca në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.