LAJM I RENDE/ Ndahet lajm shumë i keq për Presidenten e vendit Vjosa Osmani

LAJME

Ashtu edhe siç pritej, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, kanë arritur marrëveshje, për të garuar së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Ata nënshkrimin e marrëveshjes e realizuan në prani të mediave, gjatë një konference për media. Gjatë së cilës Albin Kurti e zyrtarizoi Vjosa Osmanin si kandidate për postin e Presidentit të Kosovës.

Ashtu edhe siç pritej, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, kanë arritur marrëveshje, për të garuar së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ata nënshkrimin e marrëveshjes e realizuan në prani të mediave, gjatë një konference për media. Gjatë së cilës Albin Kurti e zyrtarizoi Vjosa Osmanin si kandidate për postin e Presidentit të Kosovës.

Paraqitja e tyre në këtë konferencë u kritikua shumë, duke e cilësuar si një konferencë për ndarje postesh sesa një konferencë për shpalosjen e ideve politike.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë marrëveshje të arritur në mes Albin Kurtit (LVV) dhe Vjosa Osmanit.

Mehazi tha se nuk u befasua fare nga marrëveshje Kurti-Osmani, pasi njē bashkëpunim ideologjik dhe politik në mes këtyre poltikanëve ka ekzistuar që nga Qeveria Kurti.

“Marrëveshja Osmani-Kurti aspak s’është befasuese për opinionin e gjerë, po është shumë reale e normale, për shkak se ky bashkëpunim politik e ideologjik ka egzistuar që nga qeveria e Kurtit dhe ja erdhi koha e u bë zyrtare për të konkurruar me një listë të përbashkët zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit”, u shpreh Mehazi.

Profesori u shpreh se Kurti e mori me vete Osmanin për t’ia shpëtuar karrierën politike të saj, të cilën e kishte në rrezik.

“Deklarata e Albin Kurtit para mediave ishte shumë xhentëlmene jo vetëm ndaj bashkimit të forcave, po edhe ndaj kërkesës së Vjosës për t’u bërë presidente e Kosovës. Në këtë rast Albin Kurti besnikërisht mori me vete Vjosa Osmanin për të shpëtuar ate nga nepërkat politike të cilët do kishin çuar në rrezik karrierën politike të Vjosa Osmanit”, theksoi Mehazi.

Në vazhdim, profesori tha se kjo marrëveshja i ka dhënë siguri të madhe politike Vjosa Osmanit, pasi zgjedhjet e jashtëzakonshme e gjetën atë të papërgatitur.

“Me anë të kësaj marrëveshja Kurti Vjosa Osmanit i ka dhënë një siguri politike, për shkak se zgjedhjet e shpejta të jashtëzakonshme e gjetën të papërgatitur “Guximin” e Vjosa Osmanit me mangësi të madhe të degëve e nëndegëve në gjithë venbanimet e Kosovës”, potencoi ai.

Në fund, Mehazi tha se kjo është më shumë marrëveshje hatri sesa politike, që i konvenon Osmanit dhe e dëmton Vetëvendosjen. Ai Albin Kurtin e quajti kavalier politik të Vjosa Osmanit.

“Duket se kjo marrëveshje e Kurtit më shumë është xhentëlmente në dobi të Vjosa Osmanit e në dëm të LVV-së, më shumë është marrëveshje hatri ndaj Vjosa Osmanit sesa politike. Me këtë marrëveshje më shumë përfiton Vjosa me kërkesën e saj për presidente sesa Albini si kryeministër. Në këtë rast Albin Kurti del kavalier politik i Vjosa Osmanit”, përfundoi Mehazi.