LAJM I FUNDIT/ Ja kur do te liberalizohen vizat eshte marr vendimi!!

LAJME

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka raportuar për herë të parë para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ministri Reka ka premtuar se deri në fund të vitit Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

Pavarësisht se tha ai se nuk do të jep data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka shpresa optimiste. Mes tjerash, Reka ka treguar për gjendjen në të cilën ka gjetur ministrinë.

“Procesi i integrimit evropian është një maratonë që nuk fillon e as përfundon por mbetet si stafet nga një qeveri në tjetrën”

“Vetëm 50% e marrëveshjes për stabilizim asociim është zbatuar, më pak se 50% është zbatuar ERA1. Në hezitimin e shteteve anëtare për liberalizim të vizave na paraqitet një fakt jo shpresëdhënës. Prej 61 rasteve nuk është përfunduar asnjë, atëherë mos të habitemi pse po ngec liberalizimi i vizave”.

“400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA2. Nuk po fajësoj e as gjykoj askënd por po paraqes fakte. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë. Nuk është proces i pozitës, por i të gjithëve”.