Lajm i Fundit/ “Baton Haxhiu nuk heq dorë nga shërbimi për Serbinë”, profesori tregon pse kjo urrejtje e Haxhiut ndaj Kurtit dhe Osmanit

LAJME

“Baton Haxhiu nuk heq dorë nga shërbimi për Serbinë”, profesori tregon pse kjo urrejtje e Haxhiut ndaj Kurtit dhe Osmanit

“Baton Haxhiu nuk heq dorë nga shërbimi për Serbinë”, profesori tregon pse kjo urrejtje e Haxhiut ndaj Kurtit dhe Osmanit

Ish kordinatori i shefit të UDB-së serbe, Ivica i Stanishiqit, Baton Haxhiu, në një deklaratë televizive ka thënë se beson te “pafuqia” e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke e bërë këtë deklaratë të radhës kundër dyshes Osmani-Kurti.

Për këtë deklaratë të Haxhiut ka reaguar profesori shqiptar, Enver Bytyçi, i cili thotë se Baton Haxhiu veçse vazhdoi avazin e vjetër, ndërsa besimi i tij në pafuqinë e Vjosës dhe Albinit, lidhet me tradhtinë e tij dhe shefave të cilëve ai u shërben.

Tutje Bytyçi ka shkruar se Baton Haxhiu nuk ka hequr dorë nga përpjekja e tij militante në shërbim të Serbisë për ndryshim të kufijve në rajon.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu po predikon qe Vetevendosjes t’i jepet mazhoranca absolute, me qellim qe siç thote ai, “te shohim fuqine e pafuqise se saj”!

Ne fakt Batoni vazhdon avazin e vjeter. Ai beson se “pafuqia” e Vetevendosjes dhe Vjosa Osmanit lidhet me tradhtine e tij e shefave te cileve ai u sherben. Per te justifikuar tradhtine ne rastin e kufijve, Batoni beson se edhe Kurti e Osmani do te detyrohen te bejne zgjidhjen qe ofroi Vuçiç, Thaçi e Rama me ndarjen e Kosoves. Me sakte nuk beson, por jeton me kete iluzion!

Kjo do te thote se Baton Haxhiu nuk ka heq dore nga perpjekja e tij militante ne sherbim te Serbise per ndryshimin e kufijve ne rajon. Kjo do te thote se tradhtaret kur nuk ndeshkohen, nuk nxjerrin mesime e per pasoje e vazhdojne pa pengesa misionin e tyre!