Ky është paralajmërimi i Valon Sylës për sul’muesin pasi u dënua me 4500 euro

LAJME

Ky është paralajmërimi i Valon Sylës për sul’muesin pasi u dënua me 4500 euro

Ky është paralajmërimi i Valon Sylës për sul’muesin pasi u dënua me 4500 euro

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka marrë vendim që ta dënojë me 4 mijë e 500 euro, Bashkim Jupën, pasi e ka gjetur fajtor për s’ulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Edhe vetë Jupa sipas njoftimit të lëshuar nga Gjykata kishte pranuar fajsinë dhe kishte kërkuar falje.

Megjithatë ky i fundit në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se çështja s’ka përfunduar dhe se ka angazhuar avokat për të ngritur edhe padi civile ndaj s’ulmuesit.

“Kam angazhuar avokat që veç se kanë filluar punën për këtë çështje”, tha Syla.

Ndërsa thotë se vendimi i Gjykatës ka qenë vetëm vendim që shteti e ka marrë ndaj s’ulmuesit, dhe se vetë do të vazhdojë rrugët ligjore që ta padisë Jupën edhe për s’ulm ndaj lirisë së shprehjes.

“Ky proces ka qenë vetëm shteti ndaj s’ulmuesit dhe ka përfunduar ashtu. Me padi civile ai do të a kuzohet për s’ulmin ndaj lirisë së shprehjes dhe dëmet e tjera”, ka theksuar Syla për Express.

Syla pas ndodhisë kishte treguar se si kishte rrjedhur ngjarja. Fillimisht Jupa e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.

“I thash ‘okej ma m’shove, u kry tash, por ai donte hala mem rrok”, ka thënë Syla në një emision televiziv.

Syla është s’ulmuar, tri javë më parë, rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kishin dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla s’ulmohet nga një person me grushte.

Bashkim Jupa ka prejardhjen nga Gjakova, por me vendbanim në Zvicër. Ai është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Ky s’ulm fizik ndaj gazetarit Syla kishte ardhur pas shkrimeve të tij lidhur me mërgatën.