Kush ishin mbreterit Ilir , kultura dhe gjuha e tyre (LEXO)

LAJME

Agroni që sundoi në vitet 250-231 p.e.r. vazhdoi masat reformuese për riforcimin e Ilirisë të të atit të tij Pleuratit. Erdhi në fuqi si mbret dhe si komandant i përgjithshëm, kur Ilirisë në rënie i mungonte një mendje dhe dorë e fortë. Gjatë komandimit të Agronit, shteti Ilir hodhi hapa të mëdha në çdo fushë. Kështu, qytetet lulëzuan shpejt, pushteti më i lartë përqëndroi drejtimin duke ngushtuar autonominë lokale të fiseve të ndryshme, etj. Agroni me zgjuarësi dhe vendosmëri,zmadhoi kufijtë e mbretërisë drejt gjëndjes së më parëshme të trevave autentike. Mbretëria Ilire nën sundimin e tij, u shtrihej nga Narona (Dalmaci) deri në brigjet e Aoos (Vjosës). Bënin përjashtim vetëm dy kolonitë bregdetare romake: Apollonia dhe Dyrrahu. Komandanti guximtar e futi përsëri lundrimin në Adriatik nën kontrolloin e flotës ilire, siç e gëzonin dikur liburtnët. Zotërimi i detit, për atë kohë, përbënte një eveniment dallues dhe ishte një tregues i ndjeshëm i fuqisë së tij ushtarake. Pra politikisht ekonomikisht dhe ushtarakisht mretëria ilire e Ardianëve u bë një shtet i fortë dhe një fuqi detare. Përfaqësuesit e mbretërisë ilire dhe vet Agroni, synonin një Iliri me një hapësirë më të madhe të tokave si dhe ta ruanin e të çlironin gjithëçka që u përkiste. Epiri, Dardania, Etolia dhe Akaia formonin një koalicion të fortë anti maqedonas. Në pamje të parë, Agroni duhej të bashkohej me këtë front kundër një Maqedonie që e lakmonte Ilirinë. Por ai brënda kuadrit të strategjisë së tij, nuk gjykoi si prijësit e tjerë të Ballkanit. Nisur nga pikësynimet personale, ai taktikisht parapëlqente të lidhej me Maqedoninë por pa shpartalluar koalicionin pro maqedonas,Mbretëria Ilire nuk mund të dilte jashtë teritoreve të saja. Pas dhjetra vjetësh konfliktesh të gjata ushtarake, ilirët dhe maqedonasit aleatonin për herë të parë. Në opinion kjo dha përshtypjen se Agroni i haronte armiqësitë, duke zbutur Maqedoninë e pa përmbajtur. Nga ana tjetër, Agroni mënjanoi faktin se ai mund të bëhej objekt i sulmit dhe mund të mundej prej koaliacionit të më sipërmë. Këtij vlerësimi ushtarak, që rridhte nga situata, i shërbyen aksionet ushtarake drejt jugut dhe përgjatë bregdetit ilir. Në këto aksione Agroni shtiu në dorë disa vise të Epirit në Jon, që dikur Pirua dhe trashëgintarët e tij i kishin futur nën federatën Mollose, si Kërkyra, Epidami dhe ishujt Fari ku u vendosën garnizonet ushtarake ilire. Agroni u përgatit nga çdo pikëpamje që të konkretizonte idetë dhe qëllimet ambicioze. Si një ushtarak dhe politikan bëri vlerësimin e gjëndjes dhe vendosi që t’i zbatonte detyrimet në mënyrë të shkallëzuar. Ai vendosi që sulmi i parë të jepej mbi Etolinë dhe Akainë, të izolonte Epirin (kundërshtarin e tretë të Maqedonisë). Agroni nuk e dështë një konflikt me Epirin sepse i përkisnin një prejardhje etnike. Nga zhvillimi i mëpastajmë i ngjarjeve del se Agroni me këtë akt synonte të dobësonte ndikimin etol mbi fqinjët jugorë të mretërisë. Ai u dha urdhëra të qarta komandantëve që kishte në varësi. Kështu, natën, rreth 100 anije me 5000 luftëtarë, lundronin me nxitim në drejtim të Medionit. Ata i’u afruan qytetit dhe u futën në liman pa u diktuar. Sapo erdhi agimi, detarët zbarkuan shpejtë e pa zhurmë sikur të mos mgjiste asgjë. Bazuar në taktikën e zakonëshme ilire, sulmi u krye mbi trupat etole në fushim. Kundërshtari u habit nga sulmi i beftëe i guximshëm i ilirëve. Etolët, me besim të tepruar në vetvete s’i qëndruan befasisë. Në një situatë të tillë Agroni i ra fillimisht këmbësorisë së lehtë dhe e shkuli atë nga vendi e duke përparuar u sul tek këmbësoria e hutuar. Në fazën e dytë të betejës ushtria e Agronit manovroi mbi pjesën e rradhitur në fushë duke e thyer atë. Zbllokimi i Medionit nga fllota ilire, në vitin 231, ishte një fitore e bujshme për shtetin ilir e një kujtesë e hidhyr jo vetëm për ushtarët etol, por edhe për aleatët e tyre. Duke i’u kundërvënë Maqedonisë, kjo e fundit duhej të mendohesh, para se të sulmonte Agronin e zot e të fuqizuar. Ndërkohë, Demetri II (mbret i Maqedonisë) vërtetë u kënaq nga besëmbajtja e ilirëve, por në thellësi të shpirtit e brente dyshimi. Ai kuptoi se Agroni ishte një njeri me të cilin duhej të ishe mjaft i sjellshëm dhe të mos intrigonte ndaj tij njëlloj si me të tjerët. Agronit po i buzëqështë froni i sovranit dhe grada e kryekomandantit. Mirëpo pak ditë mbas gëzimeve të suksesit u sëmur nga një pleurit. Me gjithë kurimet e bëra gjëndja e tij shëndetësore erdhi duke u keqësuar deri sa i mbylli sytë.

Alketas II († 308 vdekur me 307 p.e.s.), gjithashtu Alcetas ose Alcetes ka qene nga fundi i shekullit te 4 p.e.s mbreti i Epirit.

Babai i tij, Mbreti Arrybas, preferoi Aeacides djalin i tij i ri si pasardhës i tij, pasi ai nuk e konsideronte Alketas te afte për qeverisje. Kjo beri qe dhe e dëbuan nga atdheu i tyre.

Mbasi Aeacides me 313 ra në një betejë kundër Cassander e maqedonase, u kthye mbrapsht Alketas dhe ende ende erdhi në pushtet në Epir. Pari Cassander vazhdoi luftën kundër Epirit, por pastaj aleate veten Alketas II dhe Mbret i maqedonase (312 p.e.s.). Epirotet e revoltuar kundër sundimit mizor II Alketas 308 ose 307 dhe vranë atë së bashku me dy djemtë e tij. Ai u pasua nga Pirros, bir i Aeacides qe fitoi fronin me ndihmën e Glaukut babait birësues.
Bardhyli, (rreth 449 p.e.s – rreth 356 p.e.s), ishte mbreti ilir jetoi mbi 90 vjetë si pasardhës i tij, në bazë të letrave antike mirret mbreti Grabo. Nga kjo lë të kuptohet se ai duhet të ketë vdekur rreth viti 356 p.e.s .

Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e.sonë, prapë se prapë duket se ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas këtyre burimeve Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90 vjeçare. Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin si një mbret me prejardhje të ulët, në fillim qymyrxhi e pastaj kryengritës (latro), që e pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm. Këto njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund t’i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët në vitin 393 p.e.sonë. Duket se në Iliri forca të reja, në të cilat rol të rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe pushtuan Maqedoninë.

Beteja kundër Aleksandrit II dhe Perdikës III

Bardhyli udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393 p.e.s kundër Amyntës dhe e detyroi atë t’i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 p.e.s dhe të Perdikës III më 360 p.e.s për t’u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre për t’u çliruar nga ilirët.

Bardhyli II (Lashtë greke Βάρδυλις; sundoi rreth 295 – 290 pes.) ishte një mbret Ilir i Mbretëris‪‬ë Dardane. Bardhyli II, gjithashtu i njohur si Bardhyli i Ri, ishte biri i Cleitusit dhe nipit të Bardhylit I, të dy armiq të Mbretërisë Maqedonisë. Bardhyli II arriti të rikrijojë shtetin e gjyshit të tij në rajonin e Dasaretisë në perëndim të liqenit të Lynkestëve, (sot Liqeni i Ohrit dhe Prespës).

Një hap i këtyre përmasave mund të arrihej vetëm nëpërmjet luftës kundër Maqedonisë dhe, me sa duket, edhe kundër trashëgimtarëve të Glaukut.

Bardhyli II mund të ketë përvetësuar ose trashëguar Shtetin e Glaukut të Taulantëve. Pirro zhvilloi një luftë kundër tyre dhe ua pushtoi kryeqytetin, edhe pse vendndodhja e tij në atë kohë nuk është i njohur sa duhet.

Kështu, Bardhyli II dhe Pirroja mund të kenë ndarë Shtetin e Taulantëve të Glaukut. Mbreti Bardhyli II u bë një mbret klient i Mbretit Pirro përderisa fuqia e Pirros dhe urrejtja e Maqedonëve e bënë atë shumë atraktiv si aleat i Mbretit Bardhyli II. Bardhyli II u bë vjehërr i Pirrhos kur vajza tij Birkena u bë gruaja e Pirrus, duke e dëshmuar kështu fuqinë e tij në jug të Ilirëve.

Bato Dardani (sundoi c. 206 – 176 p.e.r.[1]) është një mbret Ilir i Mbretërisë Dardane. Bato ishte biri i Mbretit Longari dhe vëllai i Monunit II i cili sundoi pas tij.

Bato luftoi së bashku me Romakët kundër Maqedonëve gjatë Luftës së Dytë Maqedonase. Bato është i njohur për përdorimin e avancuar të taktikave luftarake kundër Athenagoras. Bato u bë një kërcënim i madh për Maqedonasit, por pas përfundimit të luftës marrëdhëniet dardano-romake, së shpejti u dobësuan.

Bato ështe i pari person i njohur me këtë emër. Ai është i njohur në historiografinë moderne si “Bato i Dardanisë”, dhe “Bato Dardani”.

Në historinë moderne të librave, ai është më së shumti i indeksuar si “Bato, djali i Longarit” (nga latinishtja: Bato, Longari’ filius dhe “Bato, princi i Dardanisë”.

Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.

Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanasit Monunios.Në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.

Genti erdhi në fuqi në vitin 181p.e. sonë. ai që në fillim të mbretërimit të tij, pati kundërshtime nga politika romake, e cila ju drejtua me tërë ashpërsinë e saj. Atë e akuzuan si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve, ku me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos. Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij. Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti. Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Një rëndësi të dorës së parë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Ai ndërpreu prerjet e vjetra të monedhave në Skodrë dhe në vend të tyre hodhi në treg monedhat e reja. Monedha kryesore e Skodrës në kohën e Gentit mban në faqe portretin e mbretit, kurse në shpinë ka si simbol anijen ilire. Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.

Glauku apo i njohur edhe si Glaukias (302 † pes) Ishte një mbret ilir nga nga fisi i Taulantit që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe ka marre pjese në fushatat e Aleksandrit.Sundoi më 325-302 p.e.r. Deri më 325 ishte prijës i taulantëve. Më 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat rreth liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.
Skerdilaidi ishte komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir më 217-205 p.e.s.

Për herë të parë përmendet si komandant i 5000 trupave të dërguara nga Teuta më 230 p.e.s kundër Epirit. Skerdilajdi prej kohësh i përkiste rrethit të brendëshëm udhëheqës i cili përcaktonte politikën ilire. Skerdilajdi qe një nga vëllezërit më të rinj te mbretit Agron, që vdiq më 230, dhe një nga mbështetësit kryesorë të mbretëreshës Teuta kur ajo mori në ngarkim regjencen e djalit të mitur të Agronit, Pinnesin.

Ai i priu ushtrisë më 230 për pushtimin e kryeqytetit epirotas Phoinike(Finiq). Ai luante një rol përcaktues në planet e Teutës për krijimin e një Fronti të Adriatikut kundër Romës, ndërsa pas disfatave të hidhura që pësoi Teuta kundër supërfuqisë romake atij i duhej që më 228 të mbante të bashkuar atë që mbeti nga Mbretëria Ilire si regjent i Pinnes dhe këtë gjë nën kontrollin e pabesë të fituesit e të sherbetorit të tyre Dhimitrit nga Faros.

Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.

Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s.

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë. Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apollonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi : “Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin”. Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë.