Ish këshilltari i Thaçit: Kurti po mundohet të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Ja detajet !

LAJME

Adil Behramaj, këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar a shpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sërish është marrë me ish kreun e shtetit, ani se ai nuk gjendët në Kosovë.
Behramaj ka thënë se Kurti është marrë me Thaçin, duke u munduar të gjejë shpetim, duke e pasur tabelë qitjeje, ani së e adhuron thellësisht, shkruan Insajderi.

“Albin Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Deri këtu ka ardhur duke e pasur atë gjithnjë tabelë qitjeje, të cilin thellësisht e adhuron. Por, duke tentuar sërish të rrëshqasë poshtë e përpjetë Hashim Thaçit, kur ai nuk është as në Kosovë, nuk është më e mjaftueshme për Albin Kurtin”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Facebook.

Madje, sipas Behramajt, kreu i VV-së, politikisht frikësohet edhe prej hijës së Hashim Thaçit.

“Dihet që politikisht frikësohet edhe prej hijes së tij. Por, tash ka ardhur koha të ofrojë më shumë se gjetjen e fajtorit edhe në drekat e tij. Populizmi dhe tirania moderne, si alternativa të vetme politike, nuk mund ta shtrijnë pushtetin në shoqërinë tonë. Albin Kurti më nuk mund as të viktimizohet apo të ndërtojë skenarë të rrëzimit me protagonist Hashim Thaçin, sa herë që përballet me frikën e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes politike”, theksoi ai.

Behramaj shtoi se Kurti sot po përballet vet me pasojat ekstremiste të tij.

“Sot po përballet me pasojat e veprimeve ekstremiste të tij. Por, nesër, përballja me dështimet e tij do të jetë edhe më e rëndë. Me zhurmën demagogjike më nuk do të mund as të arsyetohet. Deri atëherë, sigurisht që kthehet edhe Hashim Thaçi dhe mund t’i japë sërish oksigjen politik. Kuptohet, oksigjen politik për të jetuar si opozitar i përjetshëm, ku e gjen veten më së miri, duke vazhduar t’i sillet atij nëpër këmbë!”, është shprehur Behramaj.

Post navigation