Konjufca: Vetëvendosje Do Të Marrë 64 Deputetë Me 14 Shkurt

LAJME

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje nga sondazhet dhe pritjet e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Konjufca ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 64 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje do t’i merr 64 deputetë”, tha Konjufca në Kanal 10.

Kur u pyet se më kë do bëj koalicion Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se kjo nuk është fare temë e qytetarëve të Kosovës, kështu duke mos pranuar të jap përgjigje.

“Unë mendoj se kjo nuk është fare temë e qytetarëve të Kosovës”, tha Konjufca në Kanal 10.

Konjufca tha se do të ketë bashkëpunime me deputetët të pakicave në lidhje me krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.