E FUNDIT/ Kjo eshte Arsyeja pse u arrestua me forcë Dardan Molliqaj…

LAJME

Arsyeja pse u arrestua me forcë Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar me forcë afër stacionit qendror të Policisë në Prishtinë.

Kjo ka nodhur pas një aksioni protestues të ndërmarrë nga aktivistë të këtij subjekti politik, përfshirë vetë Molliqajn, të cilët duke shkruar në muret e stacionit të Policisë kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qasjes së Policisë ndaj partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit, raporton Gazeta Express.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, kanë shkruar aktivistët e PSD-së.