Ja se si po kalojnë sot ditën e zgjedhjeve ish-krerët e UÇK-së në Hagë, derisa populli është hutuar dhe nuk i intereson për ta

LAJME


Nga deklarata e Hysni Gucatit kuptojme se ata jane duke ndjekur diten e sotshme te votimeve, pasi ata kane nje televizor dhe kane programin e RTK-se qe mund ta ndjekin.
Flet i biri i Gucatit, Hysni Gucati se si po kalojne ne hage te gjithe ish kreret e UCK sot dhe ditet e tjera.
Derisa janë bërë më shumë se 4 muaj, që Gucati po mbahet në Hagë, komunikimi me familjarë nuk mungon.

“Çdo ditë komunikojmë. Temat e zakonshme, Si po kaloni?, Si jeni? A po ndiheni rahat? Si po sillen në qendrën e paraburgimit?. Sa i përket stafit të qendrës së paraburgimi, ai thotë se kanë sjellje korrekte dhe nuk ka ndonjë problem apo diçka të tillë”, ka shtuar ai.

“Ne po komunikojmë me babin. Ata mirë janë. Qëndrojnë të gjithë së bashku dhe nuk është duke u mërzitur asnjëri. Prej orës 07:00, kur zgjohen, dalin nga dhomat deri në orën 20:30 të gjithë janë së bashku. Ushqimin e përgatisin së bashku, për shëtitjen që e bëjnë në hapësirat e hapura janë së bashku dhe kanë së hapësirë ku rrinë të gjithë së bashku. Kanë edhe programe të ndryshme televizive, një nga to është RTK-ja që munden me ndjek. Prej orës 20:30 secili shkon në dhomat e tyre”, ka bërë të ditur tutje i biri i Hysni Gucatit.

Së fundmi Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e Hysni Gucatit për heqje të masës së paraburgimit.