Ja kur pritet që temperaturat të shkojnë – 20°C dhe të reshura të shumta !! Bëhuni gati ja kur pritet të vijë acari siberik.

LAJME


Ja kur pritet që temperaturat të shkojnë – 20°C dhe të reshura të shumta !! Bëhuni gati ja kur pritet të vijë acari siberik.

I ftohti po i afrohet vendit tone. Duke nisur nga kjo e premte, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht te uleta. Këtë e konfirmon në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, meteorologu Hakil Osmani, i cili tha se temperaturat në zonat malore pritet të shkojnë deri në -16 gradë Celcius.

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian. Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar.

Por jo vetem vlerat minimale do të jenë ne minus, pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative”.

Kjo periudhë e ftohtë, sipas Osmanit, do të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.