Ja kur do te caktohet data e zgjedhjeve ne Republiken e Kosoves

LAJME

Ja kur do te caktohet data e zgjedhjeve ne Republiken e Kosoves

Ja kur do te caktohet data e zgjedhjeve ne Republiken e Kosoves

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet vetëm pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër, ushtruesja e detyrës së presidentes Osmani do t`i vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike në orën 11:00 me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 me Grupit 6 Plus, ndërsa në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi i Osmanit me partitë politike vjen pasi Gjykata Kushtetuese dje shpalli Qeverinë Hoti jo kushtetuese dhe ka konstatuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.