Ja gabimet f’atale të Thaçit e Veselit me Gjykatën Speciale

LAJME

Ja gabimet f’atale të Thaçit e Veselit me Gjykatën Speciale

Ka pasur shumë reagime që prej kur është themeluar Fondi për ndihmë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky fond i themeluar nga Idrizi, vëllai i Hashimit, ka për qëllim që të ndihmoj Thaçin financiarisht për të ia paguar avokatët e tij, e që nuk janë të paktë.

Gjithsej janë pesë avokat ndërkombëtarë që do ta mbrojnë Thaçin në Gjykatën Speciale, mbi të cilin rëndojnë a’kuza të rënda.

Megjithatë, tashmë nga Qeveria e Kosovës janë ndarë 20 milionë euro për shpenzimet që do ti kenë të a’kuzuarit nga Specialja.

Për këtë, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka kritikuar Qeverinë.

“Me të drejtë bëhet pyetje pse Kosova ndau 20 milionë. A mos LDK-ja në Qeveri ndau këto para për të mbetur në pushtet Avdullah Hoti? Nëse kanë menduar kështu e kanë gabim pasi pikërisht qe 20 vite rresht LDK e luan rolin e v’iktimës duke vajtuar mbi 40 anëtar të saj që i cilësonte si v’rasje politike. Këto vajtime bëheshin sidomos gjatë fushatave zgjedhore e ku ishte interesant se pikërisht ishin Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi që a’kuzoheshin nga LDK si urdhërdhënësit e shumicës kinse të këtyre v’rasjeve politike. Tani e njëjta LDK për të mbetur në pushtet i ndanë 20 milionë për avokatët. Dhe kjo po ju duket pak, prandaj tani familjar të Hashim Thaçit hapin edhe fondacion privat kinse për ta ndihmuar Thaçin me para edhe pse si familje kanë pasuri disa qindra milionë, sipas që një burimi inteligjent ndërkombëtar zbulon se mbi 300 milionë euro ka në dorë familja dhe klani i Hashim Thaçit”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ish-agjenti i SHIK-ut thotë se, gjykimi në Hagë do të jetë një gjykim i gjatë, dhe është e vërtetë që është një gjykimi i pa drejt që i bëhet Kosovës si shtet dhe popullit ton si popull liridashës dhe paqësor.

“Sa ju përket të a’kuzuarve kryesor Thaçi e Veseli, janë vetë ata që e kanë sjell këtë gjykatë në Kosovë, e para, duke mos lejuar që Kosova të ketë institucione gjyqësore të pa varura dhe neutrale ku sundon vetëm ligji. E dyta kur nuk reaguan seriozisht në librin e Karla Del Pontes nga ku rrjedh raporti i Dik Martit, por nuk reaguan fare në raportin e Dik Martit, pastaj gabimi i tretë është pasi ishte raport i krijuar nga një gënjeshtër kinse mbi tregtinë me organe që ky dyshim u rrit, sidomos pas aferës MEDIKUS, ku zyrtar dhe deputet të PDK-së të Hashim Thaçit ishin aktor kryesor të kësaj afere monstruoze mbi tregtinë me organet pas l’uftës në Kosovë”, pohon ai.

Sipas tij, ishte edhe një gabim tjetër kryesor.

“Ndërsa gabimi kryesor ishte kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sidomos Hashimi bëri presion të pa parë ndaj deputetëve të vetë PDK pasi LDK mezi priste ta voton këtë ligj që ta votojnë edhe formimin e Dhomave të Posaçme me seli në Hagë. Insistimi i Thaçit e Veselit u bë pasi disa ndërkombëtar ju kishin premtuar atyre dyve imunitet nga kjo gjykatë nëse e formojnë këtë, prandaj u formua kjo Gjykatë. Gabimi tjetër ishte se kur e panë Thaçi dhe Veseli se kjo gjykatë do ti merr në thumb të parët, këta të dytë atëherë gjatë natës tentuan ta zhbëjnë këtë, duke tentuar ta fusin në lojë LVV-në me gënjeshtra kinse Amerika po kërkon për ta zhbërë, çka ishte gënjeshtër e Thaçit Veseli, dhe Hoxhës që tentuan ta manipulonin LVV-në e cila kurë nuk e kishte votuar dhe ishte kundër kësaj gjykate”, vlerëson tutje Miftari.

Miftari thotë se, gabim tjetër ishte kur vet Thaçi angazhoj 5 avokat më të shtrenjtit dhe me renome botërore.

“Tash bëhet pyetja pse 5 avokatët kur dihet se l’ufta jonë, l’ufta e UÇK ishte l’uftë e pastër l’uftë çlirimtare l’uftë pa njolla. Unë si pjesëtar i UÇK-së, nesër nëse a’kuzohem nga kjo gjykatë nuk më duhet as avokat ligjor që më takon nga gjykata, nuk kisha pranuar, e jo më 5 avokat sikur që po veprojnë këta tani, dhe të gjithë këta duke i paguar me paratë e qytetareve, taksapaguesve të Kosovës. Dihet që shteti i Kosovës ndau 20 milion euro për avokat të kësaj gjykate, çka mendoj se edhe kjo është shumë e madhe pasi shtetet tjera si Serbia e Kroacia kishin ndarë vetëm disa qindra mijëra euro për ti mbrojtur të a’kuzuarit e tyre nga kjo gjykatë ndërkombëtare”, pohon ai.

Atëherë formimi i fondeve të tilla ka qëllim vetëm pastrimin e parave të pista që janë marr nga korrupsioni, nga tenderët dhe i bëjnë para të pastra, plus tentojnë ta mbajt në këmbë Thaçin dhe Veselin politikisht me propaganda kinse janë të dashur në popullatë në masë edhe sot, pra atdhetarin e popullatës tonë për UÇK për tentojnë ta shndërrojnë në para të pastra dhe përfitime politike private siç kanë mbijetuar gjerësisht nga gënjeshtrat nga konspiracionit, nga njerëzit e vdekur që nuk flasin”, thotë ai.

Miftari shton se

Nëse duhet të formohet një fond duhet formuar fonde për ruajtjen e UÇK-së nga dora e Hashim Thaçit dhe nga profiterët e tjerë që sot janë multi milionerë, që e kanë sjellë Kosovën sot në pozitën e shtetit më të izoluar dhe më të varfër e më jo serioz në botë. Pra Kosovës i duhet një fond special për ta trajtuar trashëgimin e UÇK-së nga Hashim, Veseli, Samiu, Remi…nga profiterët që kurrë as që e kanë shkrepë ndonjë plumb në drejtim të ushtrisë apo policisë Serbe. V’iktimat që përmenden në a’kuzën e tyre 99 % janë civil shumica nga ta janë jo serb”, përfundon Naim Mifta