Ja çka do të ndodhë, nëse nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia

LAJME

Ja çka do të ndodhë, nëse nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia

Ja çka do të ndodhë, nëse nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia

Dunahaj: Nëse nuk ka marrëveshje përfshirë edhe njohjen, nuk ka marrëveshje fare
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përsëritur edhe njëherë se “nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke” dhe kjo deklaratë e tij erdhi pasi presidenti i Serbisë kishte deklaruar se “nuk do ketë njohje të Kosovës sa të jetë ai president dhe as hyrje në NATO”.

Për këtë analisti Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Kosova tani më është peng i këtij procesi, sepse çdo gjë që ka të bëj me politikën e jashtme është peng i procesit të dialogut.

“Çështja e dialogut, është proces i pandalshëm dhe si i tillë, për Kosovën është tejet i rëndësishëm.
Kosova tani më është peng i këtij procesi, sepse çdo gjë që ka të bëj me politikën e jashtme është peng i procesit të dialogut. Këtë e kushtëzojnë madje edhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si BE dhe SHBA”, shprehet Duhanaj.

Ai më tej vazhdon duke thënë se, nuk duhet të ngutemi me parakualifikime, duke i trajtuar pikat e negocimit ndarazi, por duhet të vlerësohet platforma qeveritare e cila parasheh se, nëse nuk ka marrëveshje për të gjitha, pra edhe për njohje, atëherë nuk ka marrëveshje fare.

“Në ketë kontekst, konsideroj se dialogu duhet të vazhdoj.

Kryeministri Hoti e ka ripërsëritur disa herë qëndrimin e vetë dhe atë zyrtar të Kosovës, se marrëveshje mund të ketë ose për të gjitha në të cilën përfshihet edhe njohja, ose për asgjë. Në këtë kontekst, nuk duhet të ngutemi me parakualifikime, duke i trajtuar pikat e negocimit ndarazi, por duhet të vlerësohet platforma qeveritare e cila parasheh se, nëse nuk ka marrëveshje për të gjitha, pra edhe për njohje, atëherë nuk ka marrëveshje fare”, përfudnon Duhanaj.