Ivica Daçiq ”Habit” Me Deklaratë Për Albin Kurtin : Ai I Fitoi Zgjedhjet, Nuk Do Ta Kemi Lehtë!

LAJME

Kryetari i Kuvendit të Serbisë , Ivica Daçiq, thotë se nuk është i befasuar. nga deklarata e. Albin Kurtit, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, i cili tha se dialogu me Serbinë nuk do të jetë ndër prioritetet e para të qeverisë së tij.

Daçiq për TV Pink se kjo nuk do të jetë kohë e lehtë për dialog, por se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes.

“Serbët treguan. unitet në zgjedhje. Kjo do të thotë. që ne mund të ndjekim. një politikë serioze të mbështetjes së popullit serb. Nëse nuk ka serbë në Kosovë, ai problem humbet rëndësinë e tij. Pothuajse të gjithë serbët në Kosovë votuan për Listën Serbe. Kjo tregon besim në Listën Serbe, e cila është mishërimi i lidhjes me Beogradin”, deklaroi Daçiç.

I pyetur për të komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett i cili tha se pritet bashkëpunimi me qeverinë e re të Kosovës drejt qëllimeve të përbashkëta, Daçiç tha se shpreson që qëllimet e përbashkëta të të gjithëve të jenë ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal.