I shpëtoi dy a’tentateve, por në të tretin v’ritet Tahir Zemaj, “t’rondit” Haziri: Zyra amerikane kishte drejtuar gishtin drejt AAK-së

LAJME

I shpëtoi dy a’tentateve, por në të tretin v’ritet Tahir Zemaj, “t’rondit” Haziri: Zyra amerikane kishte drejtuar gishtin drejt AAK-së

I shpëtoi dy a’tentateve, por në të tretin v’ritet Tahir Zemaj, “t’rondit” Haziri: Zyra amerikane kishte drejtuar gishtin drejt AAK-së

Ishte 4 janari i vitit 2003, kur në hyrje të Pejës u v’ra koloneli Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Kjo ishte një ditë e zezë në historinë e popullit shqiptar.

Tash e 18 vjet pas v’rasjes hetimet për këtë v’rasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.

Që 18 vjet institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk po arrijnë që të zbardhin këtë k’rim m’akaber dhe tinëzar dhe për t’i vënë para drejtësisë autorët e k’rimit.

K’riminelët, ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003.

Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia.

I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan a’tentatit në hyrje të Pejës.

A’tentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.

Analisti politik Nexhat Haziri thotë se, për v’rasjen e kolonel Tahir Zemajt thotë se, se v’rasja e kolonelit Zemaj, gjegjësisht zbardhja e saj dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë, është neglizhuar nga politika apo nga drejtësia e kapur nga mafia politike.

“Po ashtu mos zbardhja e v’rasjes së trefishtë, të Kolonel Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, në një farë mënyrë ka qenë po ashtu edhe peng i stabilitetit politik, pasi v’rasja kur ka ndodhur ka qenë administrata e UNMIK-ut e pranishme në Kosovë dhe pasi që kjo v’rasje dhe hetimet për të shkonin deri të përgjegjësia e një lideri politik të caktuar, që mbahej dhe mbahet akoma edhe sot si i forti i Dukagjinit, dhe për ta ruajtur një stabilitet të brendshëm politik, administrata ndërkombëtare pranoj si të thuash një heshtje kompromisi. Është interesante reagimi i ish-zyrës amerikane të asaj kohe e cila për v’rasjen e Kolonel Tahir Zemës, drejton gishtin shumë qartë drejtë një partie politike, pra ndaj AAK-së, që në një farë mënyrë e bën përgjegjës lidershipin e sajë për v’rasjen e kolonel Zemajt”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, nuk ka ekzistuar vullnet politik për zbardhjen e kësaj v’rasje pasi pistat janë shumë të qarta që të dërgojnë në adresën e vërtetë se kush së paku dha urdhrin për v’rasjen e Kolonel Zemajt.

“Unë nuk shpresoj shumë se drejtësia e Kosovës e ndikuar nga politika dhe grupet mafioze në pushtet që t’i japin epilog ngjarjes së 4 janarit të vitit 2004. E vetmja shpresë mbetët te Gjykata Speciale e cila mund të jap një kontribut të madh në zbardhjen e v’rasjes së kolonel Zemajt por edhe të v’rasjeve të tjera politike të ndodhura në Kosovë, pas mbarimit të luftës”, përfundon ai.

Ngjarja e v’rasjes së Zemajt kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa v’rasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.

I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy a’tentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.

Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime k’riminale kundër bashkëkombësve të tyre në fund të luftës në Kosovë”.