HISTORI NGA JETA: U Bëra Shoqe Me Gruan E Dåšhnorìt Dhe…

LAJME

HISTORI NGA JETA: U Bëra Shoqe Me Gruan E Dåšhnorìt

HISTORI NGA JETA: U Bëra Shoqe Me Gruan E Dåšhnorìt

Që prej 2 vjetësh, kam qenë e lidhur me një djalë që më ka dashur shumë. Edhe unë e doja, por jo aq sa ai. Ne nuk u martuam, por vendosëm të bashkëjetonim. Lidhja jonë po shkonte për mrekulli, të dy duheshim, shkonim shumë mirë, kishim shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por ai nuk mund të më jepte dot atë që doja unë më shumë në këtë jetë; një fëmijë. Këtë e kuptova vetëm pas një viti i gjysëm, pasi nuk merrnim kurrë masa mbrojtëse. Për këtë, fajësoja edhe veten, pasi asnjëri nga të dy nuk e dinte kush nuk bënte dot fëmijë. Vendosëm të shkojmë për të bërë analizat dhe nga përgjigja e tyre, rezultoi se ai ishte steril.Më erdhi shumë keq për të dhe njëkohësisht, për veten, kur mendoja se nuk mund të bëhesha me fëmijë. Kaluan disa kohë dhe dëshira ime sa vinte e shtohej. Këtu filluan edhe problemet ndërmjet nesh dhe kështu, vendosa të ndahesha prej tij. Edhe pse nuk e doja shumë, kisha jetuar dy vjet me të dhe më vinte keq që përfundoi kështu, ndaj qaja pa pushim. Ndihesha shumë keq, sepse më dukej sikur isha bërë unë shkak i ndarjes. Pas disa muajsh, fillova të kisha probleme me vezoret dhe kisha dhimbje shumë të forta.Shkova për t’u vizituar, bëra disa analiza dhe doktorët më diagnostikuan me infeksion të rëndë në mitër. Nëse nuk operohesha, do të mbetesha shterpë për gjithë jetën. Kur e mora këtë lajm, nuk doja të jetoja. Fillova të mendoja shumë gjëra, madje ndihesha fajtore edhe për djalin me të cilin kam qenë lidhur, sepse mendoja se e kisha akuzuar pa të drejtë. Kaluan disa kohë dhe unë u operova, por gjithçka shkoi shumë mirë. Dalëngadalë fillova ta merrja veten dhe mendova të filloja punë për të hequr mendjen. Gjeta punë në një kompani shumë të rëndësishme ku nuk hyn kushdo.Kisha një rrogë shumë të mirë dhe ndihesha shumë krenare për veten. Ishte ai profesion që unë e kam dashur dhe e kam ëndërruar gjithmonë. Qëkur hyra në punë, u lidha shumë me një koleg të punës, duke qenë se edhe ai filloi punë menjëherë me mua. Shkonim shumë mirë bashkë dhe vendosëm të bashkoheshim për të bërë një projekt pune shumë të rëndësishëm. Pas disa kohësh, zbulova se ai ishte i martuar dhe se e shoqja punonte në të njëjtën kompani, por kishte zyrë tjetër.

Kaluan disa muaj dhe vumë re se midis nesh kishte lindur diçka më shumë se pëlqim. Ndjenim një tërheqje të fortë për njëri-tjetrin. Rrinim gjatë gjithë kohës bashkë dhe ishim të lumtur kur shihnim njëri-tjetrin. Unë mundohesha të rrija sa më larg tij, por e kisha të pamundur, sepse ai më kërkonte gjithmonë. E linte të shoqen të priste për mua dhe unë gjithmonë i thoja se po vepronte shumë keq.Ai filloi të më thoshte fjalë të bukura, më bënte komplimente, madje më tha edhe se i pëlqeja shumë. Unë isha natyrë shumë e turpshme dhe i vetmi shok që kisha në punë, ishte ai. U dashurova pas tij. Ai këmbëngulte që të lidheshim, por unë nuk doja, sepse e dija që ishte i martuar dhe gruaja e tij ishte shumë e njohur në kompani. Një ditë fillova t’i qëndroja ftohtë dhe nuk i flisja. Ai ishte shumë krenar nga natyra dhe nuk më pyeste se çfarë kisha, por edhe ai më qëndronte në të njëjtën mënyrë. Normalisht që ndihesha keq nga mënyra se si po sillej, por ishte më mirë kështu.Pas disa ditësh, nuk duroi dot më, erdhi tek unë, më tha se ishte i çmendur pas meje dhe se nuk bënte dot pa mua. Në një moment çmendurie, përfunduam në shtrat. Mendova se ishte vetëm aventurë për një ditë, sepse nuk mund të krijoja iluzione për më shumë, pasi dija gjithçka për të dhe nuk mund të pretendoja që të linte të shoqen për mua. Kështu, më pas, edhe unë do të humbisja punën dhe unë nuk e doja një gjë të tillë. Mendova se, që prej asaj dite, do të më linte dhe nuk do të më kërkonte më, por nuk ndodhi ashtu, ai vazhdonte të ishte i magjepsur pas meje. Kaluan 6 muaj dhe mora vesh se gruaja e tij ishte shtatzënë.Ai do të shkonte për pushime me të jashtë shtetit dhe donte që të përshëndetej me mua para se të ikte. U takuam dhe atë ditë bëmë dåšhurì pa përdorur masa mbrojtëse. Kaluan dy muaj dhe unë kuptova se isha shtatzënë. Nuk mund ta besoja, mendova se kisha kåncìér dhe nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë. I thashë atij se isha shtatzënë dhe nuk mund ta besoj që ai më kërkoi té…: